Ideuesi dhe krijuesi i NewBorn-it në Prishtinë, Fisnik Ismaili, ka ofruar pamjen e re të saj këtë 11-vjetor të Pavarësisë.
Një NewBorn i laryshuar, në ngjyra e figurina, ku shpjegimin e ka dhënë vetë autori.
“N – nature/natyrë. E – energy/energji. W – Water/ujë. B – bio/jetë. O – oxygen/oksigjen. R – recycle/reciklim. N – nature/natyrë. Ruaje tënden. #NEËBORN11”, ka shkruar Ismaili.
Çdo përvjetor, NewBorn ndryshon pamje duke dhënë çdo herë mesazhe të ndryshme. /tesheshi.com/