Skuadra kosovare Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarët me të cilët do përballet në fazën e grupeve në Eurocup. Prishtinasit do të ndeshen në Grupin K, me skuadrat Energian, Astanën dhe AEK-un.
Shorti u hodh në Munich dhe në të morën pjesë edhe dy zyrtarët e klubit, Florian Miftari dhe Lulëzim Ibrahimi.
Kjo do të jetë paraqitje historike për “Bardhekaltrit” në garat evropiane, pasi morën pjesë në dy sezonet e fundit në garën rajonale, Liga Ballkanike.
Më poshtë e keni orarin e ndeshjeve të skuadrës kampione të Kosovës:
28 tetor 2015 Energia - Sigal Prishtina
4 nëntor 2015 Sigal Prishtina - Astana
11 nëntor 2015 AEK – Sigal Prishtina
18 nëntor 2015 Sigal Prishtina - Energia
25 nëntor 2015 Astana - Sigal Prishtina
2 dhjetor 2015 Sigal Prishtina- AEK
/tesheshi.com/