Mbushen sot 38 vjet nga kulmi i demostratave të studentëve të Prishtinës së vitit 1981, prej nga nisi dhe një tjetër erë në ndërgjegjen kosovare, në raport me pushtetin e Beogradit.
Ishte një protestë spontane më 4 mars ajo që më pas solli 11 marsit, ku në epiqendër qe mensa studentore, aty ku u gatua një rebelim rinor, prej së cilës do të lindte kauza për Pavarësi, ndonëse atë kohë nuk artikulohej. Kuaza e atëhershme qe ajo e një Republike, pasi Kosova nuk e gëzonte këtë status nën Jugosllavi.
Më 11 mars, rrugët e Prishtinës u mbushën me protestues, ku në ballë qe rinia studentore, e shumë prej emrave që më vonë do ishin dhe figura politike, disa prej të cilëve janë dhe sot. Aty, dhuna shtetërore tregoi “dhëmbët” e saj, e identifikuar me atë serbe që do vijonte për vite me radhë, deri në luftën e ‘98 – ’99.