Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, në lidhje me protestën e banorëve të Shkozës, pas prishjes së ndërtimeve. Rama është shprehur i prerë se ndërtimet janë në mes të rrugës dhe si të tilla duhet të prishen.
“Për Shkozën është shumë e qartë, s’ka asgjë për të kthyer përgjigje: janë ndërtime pa leje në mes të një rruge kryesore të Tiranës dhe duhet të prishen, ndërkohë që banorëve Bashkia e Tiranës duhet t’u ofrojë bonus qeraje si të pastrehë!
Familjet këtë e dinë prej kohësh dhe s’ka asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve, spitaleve, për të hapur rrugën që është e të gjithëve”, është shprehur Rama, duke i kthyer përgjigje akuzave në rrjetet sociale. /tesheshi.com/