Nga Albuena Jahaj
Ndërsa në Shqipëri vëmendja e opinionit është mbërthyer në fundjavë te një “çadër politike” e ngritur para kryeministrisë, gjegjësisht e opozitës që kërkon rrëzimin e qeverisë, në Kosovë sytë janë kthyer tek një prift i shfaqur në ca foto si “tejet i afërt” me fëmijët. I ndihur dhe nga legjenda urbane e njerëzve nën raso të implikuar në akte e sjellje pedofolike, ato foto janë parë si të tilla, pra si shfaqje të prirjeve erotike jo normale. Por tej kësaj dhe në lidhje më këtë, shoqëria kosovare e media po ashtu, ka shfaqur në këtë rast dhe dy standarte jo të njëjta në gjykim.
Ditë më parë, pati një linçim publik ndaj një mëueseje në Prishtinë, Lindita Ilazi-Fazliu, e cila kishte ndëshkuar fëmijët, sipas stilit të saj pedagogjik, për mosmësimin e një vjershe. Prindërit gjithsesi i dolën në mbrojtje mësueses, edhe pse ajo u bë tabelë qitjeje e opinionit për ditë me radhë. Por duket se mësuese Lindita e ka pësuar shumë më tepër se sa prifti të cilit iu publikuan fotot kompromentuese me fëmijët e shkollës ku ai është dhe drejtor.
Bëhet fjalë pra për Dom IzidorLlukiqin, drejtuesin e “Don Boskos”, shfaqur në ca raporte fizike me nxënëse të shkollës që për një pjesë të opinionit nuk janë tronditëse.
“Fotografitë janë bërë para tetë viteve, ku janë të pranishëm edhe të tjerët. Të gjitha fotografitë janë publike”, u shfajësua prifti. “Këto janë shpifje e shantazhe për të njollosur dinjitetin tim, emrin tim dhe shkollën ‘Don Bosko’”, theksoi ai. “Mua më quajnë edhe prind, prind i dytë”, ka vazhduar të sqarojë Llukiq pozicionin e tij në lidhje me fotot.
Por ai duhet ta kuptojë se në mentalitetin e shoqërisë kosovare skena të tilla nuk konsiderohen normale.
Megjithatë, ai pati mbrojtje dhe nga Ipeshkvia e Kosovës.
Kurse për disa prindër që kanë fëmijët në atë shkollë, fotot e publikuara janë tmerruese dhe se menjëherë prokuroria duhet të merret më priftin. Njeri prej tyre që vazhdon ta ketë vajzën e tij nxënëse në “Don Bosko”, tha se prifti-drejtor duhet largohet menjëherë nga detyra dhe të mbajë përgjegjësi për llojin e raportit me nxënëset dhe fotot e publikuara. “Po nëse drejtori qenka aq i afërt me nxënësit e shkollës, pse atëherë nuk kishte asnjë fotografi me djemtë por vetëm më vajzat? Nuk e kuptoj pse ende nuk është ngritur asnjë akuzë kundër tij. Ai duhet të jep përgjegjësi për ketë dhe normalisht unë si prind tash duhet të mendoj që vajzën ta largojë nga kjo shkollë”, tha ai.
Dhe tani kalojmë më planin tjetër, atë të mosgjykimit me një standart, ku përfshihen dhe institucionet arsimore. Nga Ministria e Arsimit nuk pati asnjë reagim, që në këtë rast mund ishte pezullimi i aktivitetit mësmidhënës.
Ndërkohë, pati reagime mbi llojin e reagimit ndaj priftit, ardhur nga shumë drejtime.
Opinionistja Kimete Berisha bëri një publikim fshikullues, duke iu kujtuar shoqëisë se çdo të ndodhte nëse në vend të priftit të ishte një hoxhë.
“Me pas qenë Don Bosko hoxhë, ish kall Kosova! Që ka prift pervers, injorant dhe idiot, ka gjithkund, ama që çohet Ipeshkvia e Kosovës në mbrojtje të një manjaku, kjo është e neveritshme! Në emër të Krishtit, të mirësisë dhe dashurisë, Don Isidor Lukiqi ia ‘gic’ çikës së vogël faqen, e puth e ia lëmon flokët (pavarësisht a është nxënëse e asaj shkolle a jo), i shtrihet ‘si lapër’ një fëmije tjetër në prehër, ladron me vajza fëmijë nëpër pikniqe, i shtrëngon e i përqaf ato nëpër lundra e varka, plus Ipeshkvisë i duket dashakeq zbulimi i këtij maniaku nëpër media.Nëse 1 foto flet sa 1000 fjalë, çfarë ekspertize nevojitet që të vërtetohet me letra, ajo që shihet me sy, në fotografi”, ishte postimi i Berishës. /tesheshi.com/