Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Kosova feston 9-vjetorin e pushtimit nga vetvetja!

by Te Sheshi
20/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Kosova feston 9-vjetorin e pushtimit nga vetvetja!

Tashmë u bënë nëntë vite që Kosova lundron mes të qenurit shtet i njohur nga një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar dhe pavarësimit relativ. Them pavarësim relativ, sepse Kosova akoma nuk është çliruar nga pushtuesi më i madh që një vend mund të ketë. Nga vetvetja! Është vërtet hall i madh nëse pushtohesh nga vetvetja, sepse pushtuesit të huaj në fund edhe ia tregon rrugën, por halli është si t’ia bësh kur pushtuesi i vendit tënd je vetë ti! Pas nëntë vitesh, Kosova nuk është pavarësuar nga indiferenca e të qenurit shqiptar i Kosovës. Pas kaq vitesh, mentaliteti i të priturit prej “tjetrit” është kthyer në sistem qeverisës dhe shpesh jargavitës. I është dhënë një flamur që nuk është i veti, i është thënë se ky është ai që do të të ndërtojë shtetin tënd. Por një komb është i lidhur me flamurin e tij ashtu siç lidhet mishi me kockën. Në fakt, Kosova në këto vite të pavarësimit ka qenë një trup i mishtë, pa skelet, i cili mbahej në këmbë me skela të marrë hua. Boshti i vet thjesht nuk ka qenë kurrë i pranishëm; qeverisja aty më së shumti ka qenë një ikonë abstrakte për interesin e qytetarëve dhe të vendit të saj.

Tani, siç rëndom ndodh, do të hidhen e thonë se ti nuk je dakort me këtë situatë? A mos do që të kthehet serbi përsëri? Në të vërtetë, e gjitha kjo nuk ka të bëjë me atë se cili pushtues është më i mirë; marifeti është që të çlirohesh nga të gjithë llojet e pushtuesve. Nëse për t’u çliruar nga pushtuesi serb u deshën sakrifica e gjak, për t’u çliruar nga dëmi i vetvetes duhet punë shumë e madhe, sepse në këtë rast ndodhesh i pushtuar teksa je në liri. E nëse nuk e arrin këtë,  shumë shpejt rrezikon të rikthehet pushtuesi i mëparshëm. Pas nëntë vitesh pavarësi shohim që institucionet e shtetit të ri të Kosovës lëngojnë nga të njëjtat simptoma si institucionet e shtetit të Shqipërisë. Krizë legjitimiteti politik në shtetbërje!

Por, në fakt, problemet me pushtimin nuk mbaruan me serbët. Ato filluan me pushtimin e ri, që kishte të bënte me formën dhe mënyrën se si pavarësia iu servir shqiptarëve të Kosovës. Pushtimi i ri tashmë erdhi që me Planin Ahtisari, në të cilin sanksionohej se e ardhmja politike e shqiptarëve të këtij rajoni ishte pashmangshmërisht dhe detyrimisht e varur përsëri nga serbët. Pra, në çdo gjë dhe për gjithçka, shqiptarët e Kosovës duhet të negocionin me serbët dhe Serbinë. Një varësi e cila përkthehej në një pushtim tashmë de jure. Ndryshimi me pushtimin e mëparshëm ushtarak të serbëve është se, nëse në rastin e parë shqiptarët nuk qenë dakort dhe u ngritën e luftuan, në të dytin, në pushtimin juridik, i përmbledhur në propozimet e Ahtisarit, e gjithë elita politike e Kosovës u pajtua me të, duke u kthyer tashmë ajo vetë pushtuesja e vendit të vet.

Me pavarësinë, shqiptarëve iu imponua që një pakicë serbe duhej të kishte të instaluar pa zgjedhje një numër të caktuar vendesh në Kuvendin e Kosovës. Ata duhet të ishin aty me marrëveshje, pavarësisht konjukturave apo zhvillimeve politike në Kosovë. Kjo forcë parlamentare e kushtëzon çdo vendim të rëndësishëm kushtetues apo edhe nisma të tjera ligjore që kanë nevojë për maxhorancën e duhur. Pra, shqiptarët e Kosovës duhej përsëri t’u nënshtroheshin tashmë politikisht serbëve në Kuvend, dhe Serbisë si komanduesja e tyre, për zhvillimet e rëndësishme të këtij vëndi. Pajtimi me këtë gjendje dhe nënshtrimi i establishmetit politik të Kosovës në lidhje me Serbinë e kanë kthyer situatën në një pushtim në liri.

Pakti i bërë mes politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i dhënë këtë ngjyrë dhe shije pavarësisë së tyre është një pakt i shëmtuar, pasi më së shumti dëmton vetë të qenurit i pavarur si koncept. Kjo lloj marrëveshjeje ka ndikuar direkt në faktin që demokracia kosovare ka ngelur një demokraci në tranzicion; dhe kur një demokraci është në tranzicion, ajo merr trajtat e mafiokracisë, banditokracisë, hipokracisë (hipokrizisë në sistem) dhe servikracisë (servilizëm ndaj më të madhit e të fortit). Pa dyshim që të gjitha këto vrasin nga pak dhe në mënyrë të vazhdueshme pavarësinë e një vendi.

Sot, pas nëntë vitesh pavarësi të Kosovës, konstatojmë se jemi  shumë larg asaj që një pavarësi e vërtetë nënkupton. Në një pavarësi të vërtetë, e fundit që mund të vdesë është shpresa, sepse ajo vdes kur pavarësia humbet. Në fakt, në Kosovë pas kaq kohësh konstatojmë humbjen e shpresës, e cila na manifestohet me emigrimet masive apo edhe me një depresion të dëshirës dhe vullnetit për t’i bërë gjërat.  Kumbari i pavarësisë së Kosovës, faktori ndërkombëtar, pas kaq shumë kohësh po i mban qytetarët e lirë të këtij vendi brenda burgut të madh të vizave. Nga njëra anë ankohet për  një klasë politike problematike kosovare, nga ana tjetër është  po ky faktor ndërkombëtar që i ka mbështetur, sponsorizuar dhe promovuar të njëjtët njerëz.

Pas nëntë vitesh pavarësi, ne gjendemi para  strukturave paralele serbe më të forta se kurrë, me një Mitrovocë të ndarë de facto, deri edhe me mure, me një Zajednicë dhe një tren i cili serbes-serbes provokon të hyjë në Kosovë, si në një xhiro turistike, pa u merakosur për gjakun e burrave dhe grave të këtij vendi. Liderët politikë të Kosovës janë të dënuar, nga njëra anë, të durojnë provokimet dhe poshtërimet e serbëve në mijëra forma, dhe, nga ana tjetër, janë të detyruar nga faktori ndërkombëtar të ulen e të bisedojnë me të njëjtët njerëz që i kanë vrarë e prerë jo shumë kohë më parë.

Tani, çfarë pavarësie është kjo, kur mbijetesa jote merr kuptim vetëm përmes pushtuesit të dikurshëm? Kur për të ecur përpara dhe për të qenë i pranuar si shtet duhet të kalosh përmes portës nënçmuese të pushtuesit tënd. Në këtë situatë, atëherë, fajin e ke vetë ti, dhe pushtuesin mos e kërko tek “tjetri”, por te vetja jote! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Nis në Turqi gjyqi i trupave puçiste që kërkuan të eliminojnë Erdoganin

Nis në Turqi gjyqi i trupave puçiste që kërkuan të eliminojnë Erdoganin

Lidhja simbiotike: delfinët ndihmojnë njerëzit të peshkojnë

Lidhja simbiotike: delfinët ndihmojnë njerëzit të peshkojnë

Prokurori malazez flet për përfshirje të organeve shtetërore ruse në komplotin e tetorit

Prokurori malazez flet për përfshirje të organeve shtetërore ruse në komplotin e tetorit

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni