Sunduesi i Sudanit Omar al-Bashir ka dhënë dorëheqjen pas 30 vitesh në pushtet, pas një grushti ushtarak që u krye në kryeqytetin Khartoum.
Tani janë duke u zhvilluar bisedime duke u zhvilluar për të formuar një këshill ushtarak në tranzicion për të drejtuar vendin, thanë burimet qeveritare.
Thuhet se Al-Bashir është nën arrest shtëpiak dhe i rrethuar nga rojet.
Tërheqja e tij erdhi pasi ushtarët morën kontrollin e rrjeteve televizive dhe thanë se një ‘deklaratë e rëndësishme’ do të bëhej së shpejti, duke u thënë njerëzve të ‘prisnin’. /tesheshi.com/