Në një konferencë shtypi me homologun kosovar, Bujar Nishani ka folur dhe mbi ligjin për mbetjet, duke treguar se ka konsultime e se nuk do të vonojë dhe qëndrimi i tij.
“Do të ketë një qëndrim, por presidenti do të flasë i fundit,” ka thënë Nishani.
“Aktualisht, specialistët dhe këshilltarët juridikë janë duke punuar. Po konsultohen me shoqërinë civile… Prevalon interesi publik”, është shpjegimi i presidentit, që zgjedh çuditërisht të përdorë një fjalë të huaj në vend të fjalës shqipe “mbizotëron”.
Ai gjithsesi ka premtuar se nuk do të vonojë dhe fjala e tij për këtë çështje.
“Nuk do të ketë zvarritje të qëndrimit. Por dua të konsultohem sa më gjerë, jo vetëm në aspektin juridik, por dhe në atë qytetar.”
Presidentit i është bërë thirrje gjatë kësaj kohe nga kundërshtuesit e ligjit që të mos e dekretojë atë. /tesheshi.com/