Presidenti maqedonas, nisi këtë të mërkurë një seri takimesh me krerët e partive kryesore shqiptare e atyre maqedonase, në një aksion politik e institucional për t’i dhënë zgjidhje situatës drejt formimit të qeverisë së re. Fillimisht ai u takua me takimin me përfaqësuesit e koalicionit “Rilindje me BESË”.
Dhe siç është njoftuar nga kabineti i tij, takimet do pasojnë me përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët”; kreun e BDI-së, Ali Ahmeti; kreun e LSDM-së Zoran Zaev; dhe në fund të ditës me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Në konsultimet e presidentit Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij, janë ftuar edhe përfaqësues të PDSH-së. Ndërkohë, kreu i shtetit maqedonas ende nuk ka vendosur për t’ja kaluar dikujt tjetër mandatin e formimit të qeverisë, pas dështimit të Gruevskit. /tesheshi.com/