Gianni Infantino, që mes premtimeve të tij në fushatën për të marrë drejtimin e FIFA-s përfshiu dhe zgjerimin e Kupës së Botës me 40 skuadra, ka shkuar akoma më tej.
Ai ka sugjeruar hapjen e aktivitetit botëror të futbollit me 48 skuadra nga viti 2026, 16 prej të cilave do të kthehen në shtëpi pas një ndeshjeje eliminuese.
“Këto janë ide për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Ne kemi për t’i diskutuar ato këtë muaj, dhe do të vendosim gjithçka në 2017-n,” deklaroi Infantino nga Bogotoja.
Sipas medias kolumbiane, vendimi përfundimtar do të merret në janar nga Këshilli i ri i FIFA-s.
Infantino u zgjodh president i FIFA-s në shkurtin e këtij viti, duke zëvendësuar Sepp Blatter-in. /tesheshi.com/