Presidenti austriak Alexander Van der Bellen kërkoi falje të dielën pasi policia, në shoqërinë e bashkëshortes së tij Doris Schmidauer, e gjeti atë në një restorant në Vjenën qendrore pas mesnatës, ndërkohë që kafenetë dhe restorantet lejohen të punojnë deri në orën 11:00 për shkak të epidemisë së virusit koronar.
Van der Bellen konfirmoi incidentin te Kronen Zeitung dhe kërkoi falje, duke thënë se i zhytur në bisedë harroi kohën.
Policët e gjetën presidentin dhe zonjën e parë austriake në tarracën e restorantit, në orët pas mesnatës.
Ndërkohë, pronarët mund të gjobiten deri në 30,000 euro për shkelje të masës. Vetë restoranti rezultoi i mbyllur zyrtarisht kur hyri policia.
“Me të vërtetë më vjen keq. Ky ishte një gabim,” tha Van der Bellen, i cili njihej për qytetarinë dhe modestinë e tij në sjelljen publike.
Për krahasim me Shqipërinë, këtu presidenti Meta ndërmorri një tur ecejakesh në natyrë gjatë ditëve të izolimit shoqëror, madje dhe duke iu vetëprezantuar publikut nëpërmjet fotove, dalë maleve, rrëpirave e gërxheve, por kryeministri Rama “ia fali” duke thënë se ia dikton detyra shtetërore që ka. /tesheshi.com/