Kyle Walker, futbollisti i Totenham ishte i pafat në ndeshjen ndaj Manchester United. Futbollisti anglez qëlloi në portën e tij në minutën e 22-të të ndeshjes duke mos e nisur mirë kështu edicionin e ri të Premier Ligës Angleze. Manchester United në fund doli të jetë fituese falë autogolit të Walker.
Kështu ka nisur kampionati anglez i futbollit. Manchester United ka nisur misionin e rikthimit të titullit në Old Traford pas më shumë se tre viteve. Rrugën ia lehtësoi futbollisti kundërshtar i Totenhamit Kyle Walker që shënoi në portën e ti për t’i dhuruar tre pikët e para të sezonit djave të kuq. /tesheshi.com/