Të dielën në mëngjes, një avion i Ethiopian Airlines, u rrëzuar duke vrarë 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
Më parë më 29 tetor, një avion Lion Air u rrëzua në Indonezi duke marrë 189 jetë. Tragjedia ndodhi në në det, ku 188 pasagjerë u zhdukën.
Çfarë lidh këto dy tragjedi? Në të dyja rastet, avioni ri Boeing 737-8 Max.
Detajet e aksidentit: Piloti donte të kthehej, por s’mundej.
Portalo i avioacionit Aeroportegraph’s njoftoi se aeroplani që u rrëzua të dielën – një markë e re Boeing 737-8 Max ET-AVJ – u dërgua për linjën ajrore etiopiane më 15 nëntor 2018, më pak se katër muaj më parë.
Edhe fatkeqësia e Lion Air me të njëjtin lloj avioni ndodhi teksa ky i fundi ishte në përdorim vetëm për pak muaj. Hetimi deri tani ka treguar se shkak më i madh në aksident ka qenë një i ashtuquajtur “sensori i këndit”.
Së bashku me Administratën e Aviacionit Federal të Shteteve të Bashkuara, Boeing, pas tragjedisë në Indonezi, u dha udhëzime kompanive dhe pilotëve për sistemin e rivendosjes së sensorit në rast të një mosfunksionimi.
Aksidenti i ri me siguri do të çojë në shumë pikëpyetje të pakëndshme për prodhuesit e këtij avioni. Dhe në qoftë se zbulohet një dështim në një sistem kompjuterik të sofistikuar, nuk përjashtohet pezullimi i të gjithë flotës. /tesheshi.com