Në takimin e rradhës të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, u vendos dhe për moton që do e shoqërojë ceremoninë: ʺPrapë, na erdhi Baca Isëʺ.
Ceremonia qendrore do të mbahet me 10 qershor 2015, në stadiumin ʺAdem Jashariʺ të qytetit të Mitrovicës.
Ndërsa vargu i aktiviteteve të manifestimit dhe rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, do të fillojë me 5 qershor 2015, me mbajtjen e konferencës shkencore, të organizuar nga Instituti i Historisë nga Prishtina, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, me titull, ʺIsa Boletini në Lëvizjen kombëtare shqiptareʺ. /tesheshi.com/