Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prapaskenat e sulmit të ri të Metës ndaj Saimir Tahirit dhe plani i fshehtë i Ramës me listat e zgjedhësve

by te Sheshi
18/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Prapaskenat e sulmit të ri të Metës ndaj Saimir Tahirit dhe plani i fshehtë i Ramës me listat e zgjedhësve

Ka nisur një ofensivë e re e Ilir Metës ndaj Saimir Tahirit.

Media pranë kreut të LSI-së po trazojnë opinionin me plane për ndryshime qeverie në shtator, të cilat i japin Ministrinë e Brendshme partisë së Metës, ndërsa Spatak Ngjelës i japin  dikasterin e Drejtësisë që ka aktualisht e drejton Ylli Manjani.

Ndërkaq, në anën tjetër, një tjetër armik i Tahirit dhe mik i IlirMetës, Koço Kokëdhima ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj ministrit të Brendshëm. Dy ditë më parë ka pasur një përplasje publike në distancë mes tyre, pra Kokëdhimës dhe Tahirit.

Gazeta e Kokëdhimës, ka botuar një raport mbi hashashin në Shqipëri, më shumë se një javë pasi tesheshi.com publikoi të dhënat e një dokumenti gjerman.

Specialja e botuar në gazetën Shekulli kishte shtuar edhe zona që sipas Ministrisë së Brendshme nuk janë në hartën e kanabisit.

Dhe dikasteri që drejton Tahiri përgatiti dhe shpërndau një deklaratë të ashpër kundër Kokëdhimës, ku e akuzonte për publikimin e një raporti “inekzistent”.

Po çfarë fshihet pas këtij sulmi dhe cili është qëllimi që synon të arrihet?!

Ndoshta edhe një ribërje e qeverisë?!

Por, Edi Rama nuk do ta lëshonte kaq kollaj Saimir Tahirin, aq më pak para zgjedhjeve ku aseti i policisë është edhe një nga armët më të fuqishme të kryeministrit për të prezantuar suksesin e “Rilindjes”.

Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur për tesheshi.com, se ky sulm frontal është pjesë e një presioni, por jo synim përfundimtar për të hequr qafe Tahirin.

Maksimumi duan të “tulatin” operacionin e madh dhe sekret të Edi Ramës që po bën në Ministrinë e Brendshme.

Dhe këtë po e përgatit me një nga armiqtë e Kokëdhimës, të cilin e ka graduar në fillim të këtij viti, duke acaruar shumë dhe fatalisht “Pashain e Jugut”.

Operacioni është në dorë të Stefan Çipës, ish-kryebashkiakun e Sarandës, zv.ministrit të Brendshëm, i cili që nga dimri i këtij viti po përgatit atë që sipas Edi Ramës do të sjellë përmbysjen elektorale në Shqipëri, gjë që nuk ishte e mundur në vitin 2013.

Ministria e Brendshme ka nisur dhe thuajse e ka përmbyllur regjistrimin e saktë dhe total të të gjithë emigrantëve që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Dhe sipas të dhënave, ky do të jetë kontigjenti që Edi Rama do ta sjellë për të votuar në zgjedhjet e vitit 2017 me shpresën që do t’i japë Ramës diferencën e “artë”.

Eksperimentin e parë Rama e ka kryer në dy qarqe të Shqipërisë në 23 qershor 2013.

Pikërisht në Tiranë dhe në Gjirokastër u zbatuan projektet pilot që sollën për Partinë Socialiste një numër shumë të madh votash.

Në Gjirokastër, Erjon Veliaj dhe Arben Ahmetaj që ishin kandidatët kryesorë për deputetë sollën një numër të madh emigrantësh nga Greqia për të votuar, të cilën bënë diferencën dhe e lanë Partinë Demokratike me një deputet.

LSI-ja përfitoi vetëm në sajë të formulës së koalicionit dhe nuk mori numrin e mjaftueshëm, qoftë edhe për një parlamentar.

Ndërkohë, e njëjta gjë ndodhi edhe në Tiranë, ku i deleguar ishte Pandeli Majko dhe, bashkë me Saimir Tahirin arritën të sjellin një numër të madh emigrantësh për të votuar.

Edhe në këtë qark diferenca ishte e madhe. PS-ja la për herë të parë PD-në poshtë me disa pikë, madje pati teprica sa për të bërë deputet edhe Spartak Brahon e LSI-së në listat e saj.

Ndërkohë nga listat e LSI-së doli vetë Ilir Meta së bashku me Luan Ramën, të cilët përfituan padyshim nga skema e koalicionit dhe jo nga numri i votave që mori e vetme LSI-ja.

Pikërisht për këtë Meta ndërmorri një ofensivë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 për të dyfishuar numrin e votave për partinë e tij.

Ilir Meta kërkon siç duket që të jetë bashkëhartuesi i database-s së emigrantëve në mënyrë që të njihet me të dhënat për të përpunuar kontingjentin.

Sipas të gjitha gjasave, kreu i LSI-së kërkon që të emërojë Drejtorin e Gjendjes Civile nga partia e tij, i cili të kontrollojë regjistrin themeltar të zgjedhësve.

Pikërisht emigrantët do të bëjnë diferencën në zgjedhjen e vitit të ardhshëm.

PD-ja dhe LSI-ja nuk do të pranojnë për të futur në Kodin Zgjedhor votimin e mërgimtarëve në konsullatat apo ambasadat shqiptare jashtë vendit, ndaj dhe PS-ja ka përgatitur një plan për të sjellë sa më shumë.

Është pikërisht plani që ka zbatuar Milo Gjukanoviçi me referendumin e pavarësisë në vitin 1996, ku mërgimtarët, kryesisht nga SHBA dhe Kanadaja, pjesa më e madhe shqiptare i siguruan kuotën e vështirë 55% për të fituar pavarësinë nga Serbia. /tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Një dërgatë nga Presheva, pas Kosovës vjen me urgjencë në Tiranë për tekstet shkollore

Një dërgatë nga Presheva, pas Kosovës vjen me urgjencë në Tiranë për tekstet shkollore

Athina flet për herë të parë pas vdekjes së shqiptarit në policinë greke: po e hetojmë

Athina flet për herë të parë pas vdekjes së shqiptarit në policinë greke: po e hetojmë

Mbijetoi 38 orë në det, kjo është historia e vajzës që ra nga anija

Mbijetoi 38 orë në det, kjo është historia e vajzës që ra nga anija

TË FUNDIT

  • Të fundit
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni