Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prapaskenat e dorëheqjeve të ministrave teknikë: si u njoftuan dhe çfarë përmban raporti mbi zgjedhjet

by te Sheshi
16/08/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Prapaskenat e dorëheqjeve të ministrave teknikë: si u njoftuan dhe çfarë përmban raporti mbi zgjedhjet

Nga Gjergji Koja

Ministrat teknikë të propozuar nga PD zyrtarisht dorëzojnë detyrat nesër, ndërsa deri në krijimin e qeverisë së re, do të jenë zv.ministrat e deleguar, ata që do të drejtojnë këto institucione.

Dorëheqjet do t´i dorëzohen Kryeministrit Edi Rama, i cili vijon pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi dhe nuk dihet nëse do të kthehet në Tiranë apo proçesi do të vijojë përmes Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Urdhëri për dorëheqjet e 6 ministrave dhe zv.kryeministres është dhënë nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Burime zyrtare nga PD bënë të ditur për tesheshi.com se vendimi është marrë pasi ministrat përfunduan raportin mbi zgjedhjet dhe qëndrimi i tyre në funksionet qeveritare nuk kishte asnjë kuptim.

Vendimi i papritur

Megjithëse dita për dorëheqjen e 6 teknikëve dhe zv.kryeministres po afrohej, kjo për shkak se në më pak se 1 muaj, Kryeministri Edi Rama do të paraqesë kabinetin e ri qeveritar, duket se urdhëri i sotëm ka qenë i papritur.

Tesheshi.com kontaktoi me dy nga 6 ministrat teknikë, të cilët u shprehën se i është komunikuar vendimi përmes zv.kryeministres teknike, ndërsa nuk ishin në dijeni se do të largoheshin nga pozicionet brenda dy ditësh.

Gjithsesi ata pohojnë se ishin në pritje të një urdhëri të tillë pasi raporti për zgjedhjet kishte përfunduar dhe kompetencat për disa nga detyrat funksionale ia kishin deleguar zv.ministrave.

“Nuk ka ndonjë rëndësi nëse dorëheqja bëhet sot apo në fillim të shtatorit, kjo edhe për faktin se tërë këto muaj qeveria nuk është mbledhur, me kryeministrin nuk kishim asnjë lloj komunikimi dhe qëndrimi i mëtejshëm në detyrë ishte i pakuptimtë”, u shpreh një nga ministrat.

Raporti për zgjedhjet

Ministrat teknikë dhe zv.kryeministrja ishin mandatuar për hartimin e një raporti në lidhje me fushatën dhe zgjedhjet e 25 qershorit, duke u përqëndruar kryesisht në zbatimin e ligjit përsa i takon përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike dhe aseteve të shtetit.

Raporti ka përfunduar, ndërsa burime nga PD shprehen se ai është voluminoz dhe do të shërbejë si një udhërrëfyes përsa i takon reformës zgjedhore dhe parandalimit të deformimit të zgjedhjeve në proçeset e ardhshme.

Pasi të përkthehet, dokumenti do t´i vihet në dispozion trupit diplomatik, kancelarive europiane, BE, OSBE/ODIHR dhe SHBA-së. Demokratët pretendojnë se raporti përmban fakte konkrete mbi deformimin e votës, presionet ndaj administratës, pjesëmarrjen e saj në mënyrë të detyruar në fushatë pro Kryeministrit, angazhimin e nëpunësve me status civil në zyrat elektorale të PS-së dhe deri përdorimin e aseteve dhe mjediseve të institucioneve në funksion të fitores së socialistëve.

Secili prej ministrave ka përgatitur raportin mbi institucionin që ka drejtuar dhe ato nën varësi. Në përfundim raportet do të ndërthuren në një të vetëm ku do të përfshihen të gjithë gjetjet. Burimet theksojnë se rast pas rasti, PD do të kërkojë ndjekje penale për cilindo zyrtar që ka lejuar apo ka ushtruar presion ndaj administratës në kundërshtim me ligjin zgjedhor dhe në kundërshtim me ndryshimet që iu bënë kodit penal, ku u ashpërsuan dënimet për ata që do të angazhoheshin në deformimin e votës, përmes formave të ndryshme.

Data e dorëheqjes dhe ajo e marrëveshjes

E veçanta,nëse mund të konsiderohet si e tillë, në proçesin e dorëheqjes së ministrave është data. Ndoshta edhe rastësisht 6 ministrave dhe zv.kryeministres do t´u duhet të lënë detyrat më 17 gusht, ndërkohë që marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha u arrit në orët e vona të datës 17 maj.

Fiks 3 muaj nga kjo marrëveshje që i mundësoi PD të marrë 6 Ministri dhe postin e zv.kryeministrit, teknikët e propozuar do të dorëzojnë zyrat dhe funksionet.

Mes dy datave ndoshta nuk ka ndonjë lidhje, por ministrat mund të dorëzonin detyrat me 16 apo me 18 gusht, ndërsa është vendosur 17-ta.

Tags: doreheqjeministra teknikeprapaskena

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Vetëvendosje për seancën e 24 gushtit: S’është zgjidhje, vetëm zvarritje e mëtutjeshme

Vetëvendosje për seancën e 24 gushtit: S’është zgjidhje, vetëm zvarritje e mëtutjeshme

4 këshillat që duhet të merrni parasysh sa herë që blini bukë

4 këshillat që duhet të merrni parasysh sa herë që blini bukë

Provokacioni i Beogradit: SHBA i premtoi me shkrim Millosheviçit se s’do e njohë kurrë Kosovën, por dokumentin e dogji Xhinxhiç

Provokacioni i Beogradit: SHBA i premtoi me shkrim Millosheviçit se s'do e njohë kurrë Kosovën, por dokumentin e dogji Xhinxhiç

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni