Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr forcat amerikane nga Siria nuk e ndryshon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin – tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Ai përsëriti se stabiliteti në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Uashingtonin.
“Vendimi që presidenti ka sjellë për Sirinë nuk ndryshon faktin se kjo administratë është me Izraelin”, u tha Pompeo gazetarëve gjatë një qëndrimi në Brazil.
“Lufta kundër ISIS-it, si dhe angazhimi ynë për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe mbrojtjen e Izraelit, janë të njëjta me atë vendim”, shtoi ai. /tesheshi.com/