Lideri i Partisë Demokratike të opozitës izraelite, Yair Golan, ka kritikuar ashpër qeverinë izraelite për shkak të Gazës, duke thënë se ata po vrasin fëmijë si hobi.
Në një intervistë me transmetuesin publik Khan, Golan tha se Izraeli nuk po sillet në mënyrë të arsyeshme.
“Izraeli është në rrugën e duhur për t’u bërë një vend i përjashtuar, si Afrika e Jugut, nëse nuk kthehemi të sillemi si një vend i arsyeshëm. Një vend i arsyeshëm nuk lufton civilët, nuk vret fëmijë si hobi dhe nuk i vendos vetes qëllimin e dëbimit të popullsisë”, tha Golan.
Ai thekson se në këtë mënyrë kërcënohet siguria dhe mbijetesa e Izraelit.
“Kjo qeveri është plot me tipa hakmarrës pa moral apo aftësi për të udhëhequr një vend në një kohë krize. Kjo kërcënon mbijetesën tonë”, tha Golan.
Ky rrëfim i një politikani izraelit është provë e besueshme se sionistët janë bishat më kokëforta që mban mend historia njerëzore.
Fatkeqësisht, tërbimi i tyre kriminal përkeqësohet nga gjendja e vështirë e arabëve që i kanë tradhtuar vëllezërit e tyre palestinezë.
Ja disa shembuj të mjerimit arab:
– Presidenti i Observatorit Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut tha se midis pesë kamionëve që hynë dje në Rripin e Gazës, dy ishin të ngarkuar me qefina të dhuruara nga një shtet arab përmes Kombeve të Bashkuara.
– Ndërsa ushtria izraelite vret fëmijë palestinezë si hobi, shtetet arabe kanë organizuar ushtrime ushtarake në Marok me Brigadën Izraelite të Golanit, anëtarët e së cilës janë më të shquar në vrasjen e fëmijëve palestinezë si hobi.
– Ndërsa dy ditë më parë në Amsterdam, mijëra njerëz përkujtuan Nakba-n dhe protestuan kundër agresionit ndaj Gazës, një person me ndikim saudit i quajtur Loay Alshareef iu afrua atyre dhe, ndërsa njerëzit e lirë të mbledhur brohorisnin “liri për Palestinën”, ky birbo bërtiti “Lironi Palestinën nga Hamasi”. /tesheshi.com/