Policia kosovare konfirmon arrestimin në Durrës të vetëvendosësit, ish-kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Sadri Ramabaja.
Sipas njoftimit, gjithçka ka ndodhur një natë më parë.
“Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, cituar nga mediat kosovare.
Për Ramabajën, Prokuroria e Kosovës ka ngritur akuzë për përfshirje në akte terrori me prapavijë politike. Por ai i ka mohuar këto akuza duke ia mveshur gjithçka etheve të fushatës elektorale. /tesheshi.com/