Policia e Kosovës ka hequr tendat e protestuesve të opozitës para Qeverisë së Kosovës.
Sipas Visar Ymerit, ata kishin marrë leje për vendosjen e tendave aty nga Komuna e Prishtinës, deri më 8 mars.
Forcat e Policisë së Kosovës dhe protestuesit janë kthyer në sheshin “Ibrahim Rugova”, aty ku po presin edhe një numër tjetër protestuesish.
Aktualisht protestuesit janë shpërndarë në rrugë dytësore të ndryshme ndërsa, Policia ka krijuar kordone dhe ka bllokuar sheshet.
Për momentin i bllokuar është tërësisht sheshi “Adem Jashari”, sheshi “Ibrahim Rugova” dhe rruga Agim Ramadani. Po ashtu edhe tendat e vendosura të opozitës janë të rrethuara nga policia.
/tesheshi.com/