Policia ka proceduar penalisht disa nga pjesëmarrësit e protestës së djeshme të opozitës me akuzën e dhunës ndaj pronës publike.
Siç bëhet e ditur, Enno Bozdo dhe Besim Ndregjoni akuzohen zyrtarisht për aktet e djegies dhe thyerjes së xhamave.
Bozdo, i cili ka firmosur kërkesën për miting në polici, hetohet në akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme. Gjithashtu, procedim penal ka nisur edhe ndaj Besim Ndregjonit, për thirrje publike për veprime të dhunshme.
Janë arrestuar 5 persona për shkatërrim prone, prishje të qetësise publike dhe mosbindje të urdhrit të policisë.
Aurel Filaj, Suzana Dimushi, Xhulian Calai, Arben Hajdari dhe Andi Kuka, janë vënë në pranga për aktet e dhunës në protestë.
Në kërkim për të njëjtat akuza janë shpallur F. L, 44 vjeç i dënuar më parë, dhe G. Gj, 27 vjeç.
Prokuroria dhe policia kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, kanë sekuestruar provat materiale, kanë sekuestruar pamjet filmike dhe vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /tesheshi.com/