Anton Cena dhe Xhavit Tahiri ia kanë zbardhur fytyrën Policisë së Kosovës, por edhe të gjithë vendit.Dy përfaqësuesit e Policisë së Kosovës kanë siguruar tri medalje, në Garat Botërore të Policisë, Zjarrfikësve dhe Korrektuesve, përcjell Zëri.
Cena, kampion absolut i botës në xhudo për veteranë, e fitoi medaljen e artë në kategorinë e seniorëve të vjetër, pasi që në kategorinë që garon ai, nuk kishte konkurrent.
Me këtë rast, pronari i klubit të xhudos “Polici” nga Prishtina, e konfirmoi dominimin e viteve të fundit në xhudon ndërkombëtare.
Ndërkohë, po aq i suksesshëm në Virginia të SHBA-ve, ku u mbajt kjo garë, ishte edhe atleti Xhavit Tahiri. Ky i fundit e fitoi një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, duke e kompletuar suksesin e ekipit kosovar. /tesheshi.com/