Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Eduart Merkaj është pritur në një takim në Athinë nga homologu i tij grek, Anastasios Anastasakos.
Në qendër të diskutimeve ndërmjet dy delegacioneve ishte forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimi informacionit dhe hetimi i rasteve të përbashkëta.
Një pikë e rëndësishme ku të dy drejtuesit e shërbimeve ranë dakord është intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policive të përfshirë në afera korruptive, në pikat kufitare që lidhin të dy vendet.
Në fokus të takimit ishte edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve. /tesheshi.com/