Pas vrasjes masakrës së një nate më parë në Dajç të Shkodrës, ku një person, saktësisht Miklovan Parubi qëlloi në një lokaliduke vrarë dy persona dhe plagosur katër të tjerë, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kërkim të vraësit.
Por, ajo po kërkon dhe ndihmën e çdokujt që mund ta hasë atë duke publikuar numrat e telefonit: 069 41 01 985 dhe 069 41 02 060; si dhe në numrin 129.
Nga të dhënat e parë mësohet se autori është hakmarrë për lojën e humbur në poker, e nëse kjo është e vërtetë, e bën ngjarjen dhe më makabre.
Ndërkohë, në të dhënat e para që jepen për 33-vjeçarin vrasës, e tashmë në kërkim, thuhet se ai ishte dhe konsumues droge, e që krimin mund ta ketë bërë nën efekt narkotiku. /tesheshi.com/