Ky është mesazhi i pazakontë i disa tifozëve rusë, i ndarë në disa pjesë por me thelb të njëjtë nacionalist, deri dhe shovinist, që bie era luftë. Këto parulla janë shpalosur gjatë një dueli boks, ndërmjet Enzo Maccarinelli dhe Roy Jones Jr. Në to, mbajtur në duart nga tifozeri ruse, shumë shtete janë futur në gjirin e Rusisë, duke u shpallur pra si të tilla, pjesë të saj, ndërkohë Kosovën ia kanë lënë vëllezërve të Serbisë.
“Krimea është Rusi, Alaska është Rusi, Ukraina është Rusi, gjithçka është Rusi… përpos Kosovës. Kosova është Serbi”, kanë shkruar tifozët rusë.
Kjo nuk është hera e parë që tifozët rusë thërrasin dhe japin mesazhe raciste, disa të tilla u dëgjuan edhe në Europa Ligë ndaj shqiptarëve, ku Skënderbeu ishte duke luajtur me Lokomotivën e Moskës. /tesheshi.com/