Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Platforma ekonomike e PD-së, Edmond Spaho: Do të rikthejmë sërish taksën e sheshtë

by te Sheshi
07/02/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Platforma ekonomike e PD-së, Edmond Spaho: Do të rikthejmë sërish taksën e sheshtë

Nga Eva Gjura

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmon Spaho dhe një nga bashkë hartuesit e programit ekonomik të kësaj force politike në një intervistë për “tesheshi.com”, shprehet i bindur se platforma ekonomike që  opozita po përgatit do të jetë më afër qytetarëve dhe një nga alternativat më të mira që qytetarët do të kenë në zgjedhjet e ardhshme. Spaho shprehet se,në thelb të alternativës së PD, do të jetë sërish platforma fiskale si dhe rikthimi  tek koncepti i taksës së sheshtë.

Partia Demokratike po përgatit platformën e saj ekonomike. Sipas deklaratave të bëra nga drejtues të kësaj force politike pritet të jetë gati në fund të  muajit shkurt. Mund të na thoni shkurtimisht ku konsiston kjo platforme, cilat janë pikat kryesore të saj?

Prej disa kohësh, Partia Demokratike është angazhuar në hartimin e programit të saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato të zhvillohen. Qëllimi është që qytetarëve t’u ofrohet një alternativë e re qeverisjeje kaq shumë e domosdoshme në kushtet e greminës ku po na çon Rilindja dhe qeverisja e saj. Sot vendi po ndeshet me shumë sfida, por disa prej tyre janë vendimtare për të ardhmen e afërt dhe të largët. Sfida kryesore mbeten ato të gjallërimit të ekonomisë, hapjes së vendeve të reja të punës, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, të cilët janë bërë bashkëpjesëmarrëse  në qeverisje si dhe reforma në drejtësi. Aktualisht ndodhemi në fazën e diskutimit të platformave të çdo sektori me ekspertët e Partisë Demokratike dhe më gjerë, për të bërë të mundur që gjatë muajit mars të mund të dalim në publik dhe konsultohemi me grupet e interesit dhe qytetarët. Përjashtimisht, platforma fiskale tashmë i është paraqitur opinionit të gjerë dhe ka patur jehonë mjaft pozitive. Rikthimi tek koncepti i taksës së sheshtë, madje në nivelin 9%, do të bëjë të mundur që ekonomia të marrë një shtysë të fuqishme për t’u zhvilluar dhe hapur vende të reja pune.  Niveli që kemi deklaruar do të jetë i vlefshëm për taksat bazë që paguajnë qytetarët dhe bizneset, si tatimi mbi pagat, tatimi mbi fitimin, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të rikthyer stimulin ekonomik dhe bërë ekonominë tonë konkurruese në rajon dhe më gjerë.

Së fundmi ,qeveria ka dhënë me koncesion TVSH-në, pse jeni kundër koncesioneve kur edhe ju në qeverisje keni ndjekur rrugë të tilla?  

Është një nga historitë më të turpshme të kësaj qeverie në aferën e koncensioneve që ka marrë përmasat e një epidemie ku qytetarët jo vetëm nuk po marrin shërbimet e pretenduara, por po paguajnë me paratë e tyre dhe të buxhetit kostot marramendëse të koncensioneve të dhëna në mënyrë abuzive dhe korruptive. Kujtoj koncensionet prej qindra milionë dollarë të check-up, dializës, sterilizimit, hekurudhës Fier-Vlorë dhe mjaft të tjera. Dhënia e mbledhjes së TVSH me koncension apo informatizimi i sistemit, sikurse i pëlqen qeverisë ta quajë, ka parashikuar që në fund të dhjetë viteve koncensionari të mund të fitojë 140 milion euro, kurse qeveria 40 milion euro në rastin më të mirë. Është rast unik në botë që një aktivitet i tillë të jepet me koncension. Kjo çështje ka marrë përmasat e një skandali të madh dhe konflikti interesi. Sikurse kemi ndjekur nga hetimet e medias, kompania nga Hong Kongu, e cila ka paraqitur propozimin e pakërkuar, ka një kompani partnere shqiptare, në të cilën është ortak vëllai i kryeministrit Rama. Kaq e vërtetë është kjo sa në përgënjeshtrimin që qeveria i bëri këtij njoftimi, nuk u shpreh se ky fakt nuk është i vërtetë, por u shpreh që nuk ka konflikt interesi pasi tenderi ende nuk qenka shpallur, duke pranuar kështu që vëllai i kryeministrit qëndron kokë e këmbë pas këtij koncensioni. Edhe në vendin më të humbur europian, do mjaftonte ky zbulim që kryeministri jo vetëm ta anulonte këtë koncesion, por të jepte dorëheqjen.

Është bëra publike në media se Crown Agents i ka raportuar kryeministrit Rama për punën e keqe në dogana. Sipas tyre ky institucion është zhytur në korrupsion e kontrabandë. Çfarë funksionoi keq pse dështoi  Crown Agents?

Rasti i Crown Agent është një nga koncensionet e dështuara ku ne paguam më shumë se 10 milion euro pa marrë rritjen e premtuar të të ardhurave në dogana. U vërtetua katercipërisht ajo që parashikoi opozita dy vjet më parë. Nuk kishte si ndodhte ndryshe kur objektivi i vërtetë i organeve doganore nuk është mbledhja e të ardhurave por lejimi i kontrabandës së karburanteve dhe cigareve nga e cila buxheti ka humbur më shumë se 150 milion euro. I vetmi kontribut i Crown Agent është se së fundi e pranoi publikisht që në doganat shqiptare zhvillohet kontrabanda dhe vidhen paratë e taksapaguesve nga nivelet më të larta drejtuese.

Gjithashtu është larguar edhe kompania amerikane “Rapiscan”, e cila kishte me koncesion skanimin në dogana ….?

Nuk kam dijeni për largimin e tyre, por ka një shqetësim te përgjithshëm për largimin e investitorëve të huaj për shkak të humbjes së konkurueshmërisë të ekonomisë shqiptare. Kjo ka ardhur në radhë të parë nga rritja pa kufi e taksave gjatë dy viteve të fundit si dhe të represionit dhe arbitraritetit ndaj bizneseve.

Revista prestigjioze “The Economist” ka botuar një shkrim për Shqipërinë në të cilin e cilëson vendin tonë si lider të reformave në Rajon. Opozita pretendon se ky është një shkrim, i paguar. Pse kaq mosbesues ?

Shkrimi nuk u mor seriozisht as nga qeveria, e cila e pranoi që e kishte porositur dhe paguar vetë me rastin e samitit të Davosit. Se ku është ekonomia e tregojnë deklarimet e përfaqësuesve të FMN dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, të cilët vetëm kohët e fundit kanë shprehur shqetësime të thella për mosmbledhjen e të ardhurave, rënien e investimeve publike, largimin e investitorëve të huaj dhe rënien e konsumit të qytetarëve. Nëse ekonomia ecën mirë përse kemi mbledhur 40 miliard lekë më pak të ardhura se sa parashikimi fillestar në buxhetin e vitit 2015?! Përse patëm tre rishikime në ulje të treguesve të buxhetit?! Përse nuk janë realizuar pothuaj 20% e investimeve publike?! Përse çmimet e mallrave të shportës janë rritur me 5.8% sipas instatit dhe të tjera pyetje si këto me të cilat qeveria nuk ka kurajo të përballet.

Shqiptarët i janë kthyer sërish emigrimi masiv, a është ky një ndër rreziqet për ekonominë shqiptare. Çfarë masash duhen marrë?

Është tipari më domethënës që ekonomia po shkon në greminë. Njerëzit largohen sepse nuk kanë punë dhe të ardhura për të mbajtur veten dhe familjet, sepse kanë humbur shpresën që kjo qeveri do të bëjë ndonjë gjë të mirë për ta. Largimi nga vendi ka marrë përmasat e një epidemie si në fillim të viteve ‘90. Zgjidhja është largimi me votë i rilindasve një orë e më parë.

Sipas raporteve të bëra publike Italia dhe Greqia pritet të kenë një ecuri të mirë ekonomike përgjatë vitit 2016. Është ky një lajm i mirë për ekonominë shqiptare?

Të urojmë që fqinjët tanë të ecin sa më mirë, sepse ecuria e ekonomisë së tyre ndihet në ekonominë tonë për shkak të lidhjeve të shumta. Por të mbajmë mirë në mendje që nëse politikat e brendshme ekonomike janë të gabuara nuk ka si të na shpëtojë ekonomia greke apo italiane. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Bie lavdia e kromit shqiptar: minierat e Bulqizës drejt mbylljes

Bie lavdia e kromit shqiptar: minierat e Bulqizës drejt mbylljes

Një sallatë e thjeshtë me proshutë pule dhe ananas

Një sallatë e thjeshtë me proshutë pule dhe ananas

Ministri Agani pranohet anëtar i rregullt i Akademisë  Evropiane të Shkencave dhe Arteve

Ministri Agani pranohet anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni