Shpërthejnë akuzat e udhëheqësit hebre në Francë ndaj muslimanëve në lidhje me mosmarrëveshjet ndërmjet komuniteteve, çka rrit edhe më shumë tensionet në një vend që përqason numrin më të madh të përkatësive të këtyre dy feve në Evropë. Kjo bëri që, presidenti francez Francois Hollande t`u bëj thirrje të dy palëve që të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre dhe kërkoi nga ana tjetër që të luftohet gjuha e urrejtjes në internet.
Grindjet e fundit mes dy palëve u ndezën pasi kreu i Këshillit Përfaqësues të Institucioneve hebreje në Francë, tha në radio Europa 1 se muslimanët fshihen pas gjithë krimeve të dhunshme, duke bërë që Këshilli i fesë Myslimane Franceze t`i dënojë këto deklarata dhe të bojkotojë darkën vjetore të organizuar nga komuniteti hebre, në të cilin Këshilli Mysliman Francez merr pjesë çdo vit.
Kryetari i Këshillit Përfaqësues të Institucioneve hebreje në Francë, Roger Cukierman në fjalimin e tij të mbajtur gjatë darkës vjetore nuk iu rikthye më deklaratave të mëparshme, por theksoi se hebrenjtë dhe myslimanët janë në të njëjtën barkë dhe shprehu shpresën se këto mosmarrëveshje do të përfundojnë sa më shpejt.
Por kreu i grupit për monitorimin e incidenteve dhe armiqësive ndaj muslimanëve në Këshillin Mysliman Francez, Abdullah Zekri, u shpreh në BFM TV: “Unë nuk mendoj se z. Kukierman është nga ata personazhe që kontribuojnë për një bashkëjetesë në paqe.” ./tesheshi.com/