Një takim ndërkombëtar për paqen do zhvillohet në Tiranë, ku në qendër do jetë promovimi i bashkëjetesës fetare që e karakterizon shoqërinë tonë si një model për t`ju servirur dhe botës. Takimi 3-ditor do jetë në kuadër të të pëkujtimit të 20-vjetorit të përfundimit të luftës në Ballkan, siç bëri me dije ministri Veliaj, dikasteri i të cilit do e organizojë këtë takim. “Tirana do të mirëpresë rreth 5 mijë vizitorë të huaj, shumë prej tyre udhëheqës të besimit nga vende të ndryshme të botës, larg sa Azia, afër edhe sa fqinjët tanë në rajon. Më vjen mirë që në ato 3 ditë, Tirana do të jetë një kryeqytet i botës së besimit”, tha ministri Veliaj. Ky takim do zhvillohet në fillim të shtatorit. Qeveria Rama e ka patur ndër prioritet e saj promovimin në arenën ndërkombëtare tëe bashkëjetesës fetare shqiptare. /tesheshi.com/