Shpërthen në Srebrenicë 20 vjet pas gjenocidit.
Kreu i Republika Srbska, Milorad Dodik ka dërguar forcat speciale të policisë së tij të cilët kanë ndërhyrë në komisionin ku bëhet numërimi për bashkinë e qytetit. Ata dhe kanë futur duart në kutitë ku ndodhen votat, të cilat mund të vendosin përfundimisht rezultatin, ama jo në favor të serbëve.
Pikërisht pas një situate kur kandidati i partive serbe, Mladen Grujiçiq po humbte pozicionin kryesues, një ekip i trupave speciale të policisë së Republika Srbska ka hyrë në sallën e bashkisë së Srbrenicës dhe po mban situatën peng.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sarajevë e ka konsideruar skandal dhe ka thënë se 5 kutitë e prekura janë tashmë të pavlefshme.
Këtë fakt e bëjnë të ditur edhe mediat serbe.
Siç thekson B92, që citon anëtarin e KQZ-së, Suad Arnautoviç: “forcat speciale të Republika Srbska kanë ndërhyrë dhunshëm në proces, dodhen në sallën e numërimit të votave dhe po bëjnë presion”.
Aleksandra Simojloviç, zëdhënëse e qendrës së sigurisë në Bjelina, që është selia e trupave speciale të Republika Srbska, tha se “policia po ruan rendin dhe ligjin”.
Srebrenica është pjesë administrative e territorit të Republika Srbska dhe ndodhet në kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë, por sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, nga 15 mijë banorë, 7 mijë janë muslimanë dhe 6 mijë serbë.
Situata e sotme tregon se nuk është e mundur bashkëjetesa e boshnjakëve me serbët; dhe pikërisht, kur duhet të pritet me qetësi rezultati edhe në një zonë shumë të vogël që ka vetëm 7 mijë votues, situata bëhet shpërtyes, pasi serbët synojnë të mbulojnë me dhunë gjurmët e gjenocidit të 1995-s.
Kandidati serb për kryetar bashkie, Gjirçiq ka dalë përpara se të shpallet rezultati duke bërë presion e që sipas tij ai ka fituar.
Por kjo kosniderohet skandaloze nga partitë boshnjake, duke qenë se pritet që të dalë rezultati i plotë.
Pa 5 kutitë e numëruara, kandidati serb ka 130 vota më shumë se kandidati musliman, Qamil Durakoviç që është edhe kryebashkiaku në fuqi.
Por 5 kutitë janë të fshatrave më popullsi muslimane çka jep garanci që Durakoviçi e ka brenda në kuti rikonfirmimin e tij, ndaj dhe Dodik, i sapoardhur nga Moska ka ndërhyrë me forcë.
E gjithë kjo situatë ndodh pas referendumit në Republika Srbska, e që u quajt paradhoma e shkëputjes.
Por a do të jetë sërish Srebrenica një simbol i dhunës serbe dhe i heshtjes së Perëndimit?
Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/