Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Piktori Rakip Shabani: Ja pse Edi Rama duhet të bëjë më shumë për artin

by te Sheshi
15/06/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Piktori Rakip Shabani: Ja pse Edi Rama duhet të bëjë më shumë për artin

Bisedoi: Entela Canaj

Bisedë me natyrën! Kjo është simbolika e ekspozitës më të fundit të piktorit të njohur Rakip Shabani, i cili prej disa ditësh po i prezanton 50 punimet e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Kjo e diel është dita e fundit për të parë ekspozitën, ndaj kush e ka në plan duhet të mos e humb. Ekspozita përmban kryesisht imazhe peizazhesh nga zona të ndryshme të Shqipërisë, ku një vend të veçantë zë bregdeti i Vlorës, prej nga artisti ka dhe origjinën.

Ekspozitat

Vizitore ne ekspoziten e piktorit Rakip Shabani

Tregon se ka hapur 40 ekzpozita pothuajse në të gjitha kryeqytetet e Evropës, deri në Brazil, ndërsa e fundit, pikërisht ajo që mban numrin 40-të është çelur në GKA në Tiranë, në teknikën e akuarelit. “Gjithë ekspozita mbart me vete kompozime, peisazhe, portrete, dhe gjithë biseda që bëj unë në ekspozitë është vetëm me natyrën. Unë ja dedikoj të gjithë mësimdhënien natyrës, çdo peisazh unë e bëj në natyrë. Pikturoj shumë herët, çohem që në 5 të mëngjesit e deri në 10 mbaroj, sepse dielli e zbeh ngjyrën pastaj vazhdoj peisazhet në orën 5 të pasdites. Këtu kemi peisazhe nga Vlora, nga Bënja, Përmeti, kemi portrete ulqinake, peisazhe, kemi sarajet e Ali bej Këlcyrës që është një arkitekturë e jashtëzakontë e ndërtuar mbi kala.  Kemi pastaj kala të ndryshme të Borshit, Himarën , pastaj kam një cikël punimesh të veçanta, një grup me kompozime me flutura, një tjetër kompozim vetëm me zogj dhe një tjetër vetëm me peshq,” thotë piktori Rakip Shabani, i bindur se shumë piktorë të cilët kanë bërë revolucion në artin botëror, nuk kanë mbaruar Akademinë por kanë mësuar nga natyra, nga fluturat, nga zogjtë që të sjellin frymëzim e magji.

Vlerësimi për artin

Edhe pse ka 40 vjet që i dedikohet artit, dhe është një punë që e bën me pasion dhe dashuri, sërish nuk mund ta mohojë faktin që arti nuk vlerësohet në Shqipëri. “Sidomos arti figurativ  nuk ka progres por ka regeres. Artisti për shtetin është një fabul, dhe ka mbetur në dorë të tij. Jemi në pritje, vetëm dua të them një gjë që kombet njihen nga arti. Marrim shembull Greqinë e lashtë,  Romën, Egjiptin, nuk do ishim njohur me historinë e tyre nëse nuk do ishte trashëguar arti. Vepra e artisitit është vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare, shtetet dhe kombet vlerësohen jo nëpërmjet politikës por nëpërmjet artit. Arti është ai që i çon kombet përpara. Mirë është që shteti ta kthejë vëmendjen nga ne,” thotë më tej.

Njohja më Ramën

Shpreson nga fakti se kryeministri i cili vjen nga radhët e piktorëve do të bëjë diçka të mirë edhe për artistët. Njihet me të qysh herët dhe e di që e do pikturën. “Për fat të mirë ai është rritur edhe në studion time. Ka ardhur shumë herë në Vlorë. Unë edhe me të atin e z.Rama jam njohur, e  kam pasur pedagog në Akademi, z.Rama e ka vizituar shumë shpesh studion time edhe unë e kam një shpresë se ai do i rikthehet artit,” thotë më tej Shabani, ndërsa i bën përshtypje që në ditët e sotme,  diku ku nuk duhen paratë janë me thasë, e diku mungojnë edhe pse janë të nevojshme, diku tjetër ngrihen vila të tëra luksoze, e nga ana tjetër ky shtet nuk ka as 50 m2  studio për një artist.

Udhëtimi nëpër botë

Thotë se vetë ka gjetur mbështetje dhe e kanë sponsorizuar ambasadat e huaja, me ndihmën e së cilave ka realizuar dhjetra ekspozita të tij. Edhe këto ditë ka marrë një tjetër ftesë për të çelur një ekspozitë në Moskë, dhe po bëhet gati të prezantohet me disa punë të tij mjaft të veçanta që marrin rrjedh nga legjendat dhe origjina shqiptare. “Ambasadori rus këtu në Tiranë,  erdhi të vizitonte ekspozitën time dhe e pëlqeu , ndaj më bëri ftesë për në Moskë. Unë atje do të paraqitem me tablo të mëdha në vaj, ku kam pikturuar legjendat tona. Unë mendoj se një piktor në botë, prezantohet edhe pëlqehet nëse ai ka një stilistikë të veçantë; unë për shembull po të vini re në gjithë këtë ekspozitë kam vetëm dritë,” thotë më tej z.Shabani.

Portrete vajzash

Portreti i vashës me shami

Kushdo që ka hyrë për herë të parë në ekspozitën e tij i ka bërë përshtypje piktura që ai ka zgjedhur në hyrje, ku shfaqet portreti i një vajze të re me një shami të kuqe hedhur mbi kokë. Megjithatë ndryshe nga ç’mund të përceptohet në fillim, piktori na tregon se kjo vajzë nuk ka aspak lidhje me fenë. “Jo, nuk është një grua e mbuluar në kuptimin fetar, ajo është një vajzë ulqinake  e cila për shami ka vendosur flamurin tonë. Në fakt ai portret i asaj vajze i ngjan një portreti tjetër që unë kam bërë shumë më herët: të një gruaje me të cilin unë kam marrë çmimin e parë. Quhej “Nënë Labe”, dhe ajo pikturë është përzgjedur nga Galeria dhe ruhet prej saj. Në kujtim të asaj pikture unë vura këtë portret të një vajze të re që shikon mbi kokën time, e cila është e mbuluar me flamurin e kuq, ku duket edhe shqiponja po ta vini ri,” shpjegon më tej z.Rakip Shabani.

Karriera 40-vjeçare

Piktori Rakip Shabani 1

Rakip Shabani u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë në vitin 1974 dhe ishte student i ateliesë së piktorit Sali Shijaku dhe Hasan Nallbani. Rakip Shabani hyri në art me dëshirën për të përshkruar imazhet e peizazheve shqiptare, duke udhëtuar pa u lodhur nga veriu në jug.  Ai ia doli me sukses të realizonte mbi 40 ekspozita vetjake në Shqipëri dhe jashtë saj, punime që ai i realizoi në teknikën e vajit dhe akuarelit. Me një eksperiencë mbi 40 vjeçare, Rakip Shabani vazhdon të krijojë duke transformuar botën e tij të pikturës, ku ai  bën një bashkëbisedim të ndjeshëm me ngjyrat, duke krijuar punime të freskëta, me dritë e transparencë e duke renditur artistin në një prej piktorëve më të njohur akuarelistë shqiptarë. Krijimtaria e piktorit Rakip Shabani tashmë ruhet në GKA në Tiranë dhe Vlorë, si dhe në koleksionistë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në GKA ruhen 24 punimet më të mira të ti kryesisht në teknikën e akuarelit peizazhe dhe portrete. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Next Post
VIDEO/ Mundje dore: ish-kampioni thyen krahun në transmetim direkt

VIDEO/ Mundje dore: ish-kampioni thyen krahun në transmetim direkt

Gjergj Bojaxhi: Avantazhet dhe dizavantazhet e mia në këtë fushatë

Gjergj Bojaxhi: Avantazhet dhe dizavantazhet e mia në këtë fushatë

Drejtoresha e BB: Kushtet që i vumë Ramës për kredinë 1.2 miliardë USD

Drejtoresha e BB: Kushtet që i vumë Ramës për kredinë 1.2 miliardë USD

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni