Facebook po teston veçorinë e re “Photo Magic”, e cila përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të nxitur përdoruesit të dërgojnë fotot nëpërmjet Messenger-it direkt tek personat që kanë dalë në foto.
Kompania po e teston këtë veçori tek pajisjet Android dhe më vonë do ta ofrojë edhe për pajisjet iOS.
Photo Magic është krijuar për të zgjidhur një problem madhor tek telefonat inteligjentë: ju keni qindra foto të miqve të ruajtur tek telefoni dhe pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, ju nuk gjeni asnjëherë kohën e duhur për të dërguar fotot tek miqtë tuaj./tesheshi.com/