Fakti që universitetet kanë qenë pjesë përbërëse e të gjitha qytetërimeve madhështore të së kaluarës, tregon për pjesën e rëndësishme që edukimi formal ka luajtur në avancimin e shoqërisë dhe të botës në përgjithësi.
Më poshtë mund të gjeni një listë prej pesë universiteteve që i kanë mbijetuar sprovave të kohës dhe vazhdojnë të ofrojnë edukim dhe dije pas kaq shumë shekuj.
Universiteti i Al-Karaouine: Themeluar në vitin 859 nga Fatima al-Fihri në Fes, Marok, si një xhami komunitare me një shkollë shoqëruese, universiteti gëzon statusin e “institucionit më të vjetër ekzistues dhe që vazhdon në Botë” në Librin e Rekordeve Guinness.
Në Al-Karaouine, studentët kanë studiuar teologji, jurisprudencë, filozofi, matematikë, astrologji, astronomi dhe gjuhë.
Universiteti kishte në mesin e studentëve të tij njerëz me famë që nga Mesjeta, si filozofin Averroes, historianin Ibn Haldun, gjeografin Muhammad al-Idrisi dhe filozofin hebre Maimonides.
Universiteti i Bolonjës: Universiteti thuhet se është hapur në vitin 1088 dhe konsiderohet si universiteti më i vjetër i botës perëndimore që ka mbijetuar.
Disa nga emrat e njohur që lidhen me universitetin janë Thomas Becket, Pico della Mirandola, Leon Battista Alberti, Nikolaus Koperniku dhe shumë të tjerë.
Universiteti i Oksfordit: Ndonëse nuk ka një datë të saktë të përmendur, mësimet në Oksford nisën në vitin 1096 dhe u zhvilluan me shpejtësi rreth 1167.
Oxford konsiderohet si universiteti më i vjetër i mbijetuar i botës anglisht-folëse.
Aktualisht mbi 23,000 studentë studiojnë në Oxford, duke përfshirë 11,728 të tillë dhe 10,941 pasuniversitarë.
Që nga fillimi i tij, universiteti ka qenë shtëpia e studiuesve dhe vizionarëve të shquar si John Wyclif, përkthyesi i Biblës në Angli, Edmund Halley, njeriu që parashikoi kthimin e kometës që tani mban emrin e tij, Thomas Huxley dhe shumë tjerë.
Universiteti Salamanca: Universiteti Salamanca u themelua nga Mbreti Alfonso IX di Leon në vitin 1218. Universiteti konsiderohet si një nga universitetet më të vjetra në botën hispanike.
Universiteti tani ka më shumë se 30,000 studentë të regjistruar në programet e saj të shumta.
Universiteti i Salamancës është shtëpia e një prej bibliotekave më të vjetra në botë.
Ai është gjithashtu vendi ku Christopher Columbus argumentoi rastin e tij para një këshilli, me qëllim që të ndërmarrë një udhëtim përgjatë deteve dhe për të eksploruar Indinë.
Universiteti i Kembrixhit: Universiteti i Kembrixhit u themelua kur një numër studiuesish vendosën të largoheshin nga Oksfordi.
Universiteti filloi të funksionojë në vitin 1209.
Disa nga studentët e famshëm janë Oliver Cromwell, Charles Darëin, John Milton dhe Stephen Hawking. /tesheshi.com/