Buckingham Palace u shpreh i zhgënjyer me gazetën The Sun cila ka arritur të gjejë dhe të “përdorë” një video të vitit 1933 ku tregohet Mbreterësha tek përshëndet sipas mënyrës naziste.
Mbretëresha në atë kohë ishte vetëm shtatë vjeç e është së bashku me nënën, motrën dhe xhaxhain e saj.
Gazeta ka refuzuar të tregojë sesi ka mundur ta gjejë këtë filmim, por u justifikua duke thënë se është një histori interesante për t’u treguar.
Xhirimi prej 17 sekondash tregon Mbretëreshën tek luan me qenin e saj në lëndinë në kopshtet e Balmoralit. Nënë Mbretëreshë ngre dorën në stilin e përshëndetjes naziste, pasi vështron nga e ëma.
Filmimi mendohet se është xhiruar në vitin 1933 ose 1934, kur Hitleri po ngrihej në pushtet si Fyhreri por rrethanat e xhirimit mbeten të panjohura. /tesheshi/