Për dallim nga grupet e tjera etnike muslimane në Kinë, të tilla si ujgurët, kazakët dhe të tjerët, hui janë muslimanë që konsiderohen të jenë kinezë etnikë. Në fakt, ato janë një miksim i fiseve kineze, arabe, turke dhe persiane. Ata jetojnë kryesisht në brendësi të Kinës.
Në qershor 2018, China Aid, një organizatë e krishterë, publikoi një histori të tmerrshme në lidhje me persekutimin e muslimanëve Hui, së bashku me ujgurët, kazakët dhe të tjerët, dhe ndalimin e tyre në kampe “riedukimi”.
Bitter Winter, një revistë e dedikuar për lirinë e besimit, ka botuar një seri artikujsh kushtuar përndjekjes së muslimanëve Hui në Kinë. Ajo shkruan për përndjekjen e tyre në fshatin Xi’an. Fshati ka 60 familje, me 43 banorë që janë çuar në kampe riedukimi.
Sipas revistës, një ish i internuar në këto kampe, i cili kaloi më shumë se një vit aty, dëshmoi se ata që i përkisnin komunitetit Hui mbaheshin në kampim veçmas nga të internuarit e tjerë, ndërsa ujgurët e kazakët shpesh qëndronin së bashku, sipas dëshmive të tij.
Nga ana tjetër, Nurlan Koktivbei, i cili kaloi rreth shtatë muaj në kamp, tha se anëtarët Hui nuk kishin asnjë trajtim të ndryshëm nga të tjerët.
Një përfaqësues i një prej shoqatave të Hui në Kirgistan ka thënë se kishte prova të bollshme që Hui po përndiqeshin dhe dërgoheshin në kampe, siç ujgurët dhe muslimanë e tjerë. /tesheshi.com/