Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përse Davutogllu e cilësoi “ditë historike” dhe “takim historik” marrëveshjen e fundit me BE-në

by Te Sheshi
01/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Përse Davutogllu e cilësoi “ditë historike” dhe “takim historik” marrëveshjen e fundit me BE-në

Türkiye-AB Zirvesine katılmak üzere Brüksel'e gelen Başbakan Ahmet Davutoğlu, Avrupa Birliği (AB) Konseyi Başkanı Donald Tusk ile görüştü. (Hakan Göktepe - Anadolu Ajansı)

Takimi katërorësh që uli në një tavolinë në Bruksel të dielën Turqinë dhe BE-në ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Një ditë historike dhe një takim historik” e ka cilësuar kryeministri turk Ahmet Davutogllu pikëpjekjen me udhëheqësit e 28 vendeve të BE-së dhe marrëveshjen që u arrit në të.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të nxitur në kushtet e një administrimi tejet të vështirë të valës së pandalshme të refugjatëve drejt Europës, si dhe të një pozite të vështirë të Turqisë pas embargos thuajse tërësore ruse, BE-ja i akordon vendit euroaziatik tre miliardë euro ndihmë që do të shkojnë për refugjatët sirianë, e në të njëjtën kohë i jep një shtysë të re procesit të anëtarësimit të tij në bllokun europian.

“I pari takim i këtij lloji në 11 vjet,” do të thoshte Davutogllu, për të shtuar më pas, “Jam i lumtur të shoh se të gjithë kolegët e mi në Europë janë të një mendimi se Turqia dhe BE-ja kanë të njëjtin fat.”

Ai ka bërë të ditur se Turqia dhe BE-ja kanë rënë dakort të kenë çdo vit takime të përbashkëta, si dhe dialog të nivelit të lartë mbi energjinë. Po ashtu, në dhjetor të këtij viti do të hapet kapitulli i 17-të i procesit të pranimit të Turqisë në BE, që ka të bëjë me politikën ekonomike dhe monetare.

Një tjetër vendim historik i takimit të djeshëm është lëvizja e lirë e qytetarëve të Turqisë në vendet e Shengenit. Kështu, duke nisur prej tetorit të 2016-ës, turqit do të lëvizin në këto vende pa viza.

Për sa ka të bëjë me refugjatët, Davutogllu e bëri të qartë se ndihma ekonomike është për refugjatët sirianë, “Tre miliardë eurot nuk i janë dhënë Turqisë. Ato jepen për refugjatët sirianë.”

Turqia është pika kryesore e kalimit të refugjatëve sirianë për në Europë, si vendi në kufi me Sirinë, dhe marrëveshja parashikon frenimin e kontrollin më të plotë të vërshimit të tyre. Në të gjithë këtë proces, Turqia do të duhet të luajë një rol parësor në mbajtjen e këtyre refugjatëve në rajon.

Ashtu siç bëri të ditur dhe kancelarja gjermane Merkel para takimit, kur tha se marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë do të ndihmojë në shtënien e vërshimit të refugjatëve në një kornizë ligjore. Me fjalët e saj, “Turqia po mirëpret mbi dy milionë refugjatë, e ka marrë pak mbështetje ndërkombëtare, kështu që ajo ka të drejtë të presë që BE-ja dhe shtetet e saj anëtare të ndihmojnë në përballimin e kësaj detyre.”

Presidenti i BE-së, Donald Tusk, e çmoi takimin e djeshëm si një pikë të re nisëse në marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë. Për të, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE do të rinisë të bëjë përpara pas vitesh të tëra qëndrimi në vend.

Marrëveshja e djeshme ka qenë e domosdoshme për të dyja palët. Ardhja e dimrit, si dhe tejngopja e vendeve të BE-së me refugjatë e bënte të ngutshme gjetjen e një zgjidhjeje për vërshimin e tyre. Në kushtet aktuale, ndihma për Turqinë në shkëmbim të kontrollit e të administrimit të masës së madhe të refugjatëve në territorin turk u pa si zgjidhja më e mirë e mundshme. Sa ka të bëjë me Turqinë, marrëveshja me BE-në është një frymëmarrje në momentin e duhur pas presionit rus dhe ndërprerjes së gati çdo bashkëpunimi nga ana e Rusisë. /tesheshi.com/  

Related Posts

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë
Bota & Rajoni

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet
Europa

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Nga Shpend KURSANI: Këndet e çuditshme të pushtetit

Nga Shpend KURSANI: Këndet e çuditshme të pushtetit

Ndryshe nga çdo herë, edhe këtë dimër sandalet janë në modë (foto)

Ndryshe nga çdo herë, edhe këtë dimër sandalet janë në modë (foto)

Kuvendi i Kosovës nën rrethim policor në pritje të seancës së paralajmëruar

Kuvendi i Kosovës nën rrethim policor në pritje të seancës së paralajmëruar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025
Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

13/05/2025
Irak: vakti horror i një luani

Irak: vakti horror i një luani

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni