VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim kërkoi nga LSDM-ja që pronën e saj partiake ta kthejë në pronësi të shtetit për ta shndërruar në shtëpi studentësh.
“Prona e LSDM-së është pronë e Ministrisë së Arsimit. Partia trashëgimtare e Lidhjes së komunistëve, e ka uzurpuar dhe në të ka bërë shtab partiak. Kërkojmë nga LSDM-ja që menjëherë t`ia kthej të njëjtën shtetit dhe qeveria ta rinovojë dhe adoptojë për shtëpi studentësh, ku sipas planit projektues do të vendoseshin rreth 250 sosh nga brendia e Maqedonisë. Për herë të parë presim një raport të sinqertë nga LSDM-ja dhe përkrahje për iniciativën tonë nga Forcat e reja.”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa nga LSDM-ja reagojnë duke thënë që nëse vërtet dëshirohet që të tregohet kujdesi për studentët, VMRO-DPMNE edhe njëherë le ta japin ndërtesën e tyre luksoze në qendër të Shkupit për shtëpinë e studentëve.
“VMRO-DPMNE nuk do t`i mungojnë katrorët duke e marr parasysh atë se i kanë 63 objekte në tërë vendin me afërsisht 12.000 metra katror”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sipas LSDM-së, kujdesi i VMRO-DPMNE-së është dyfytyrësh për studentët dhe të rinjtë. /tesheshi.com/