Ish-ministri i jashtëm italian, Guglio Terzi deklaron në një editorial të tij se pritja e muxhahidinëve opozitarë të regjimit të Teheranit nga ana e Shqipërisë është një shkak thelbësor për ta pranuar anëtar të Bashkimit Europian.
Në shkrimin e tij, shefi i diplomacisë që mbajti këtë post në kohën e Kryeministrit Mario Monti, por që është edhe një nga diplomatët më veteran të Italisë, thekson se “Mikpritja e Shqipërisë për Organizatën e Muxhahidinëve të Popullit të Iranit është një akt humanizmi dhe tregon vlerat e larta të kombit shqiptar. Për mua që kam shërbyer në OKBm por edhe në krye të diplomacisë së vendit timm them se ky është një akt që përforcon argumentin se Shqipëria e meriton të jetë anëtar i BE-së”.
Terzi thekson se muxhi dhe janë persekutuar për bindjet e tyre. Ai bën thirrje për një zgjidhje përfundimtare dhe paqtuese nga Teherani tani që u firmos marrëveshja për çështjen bërthamore.
Ndërkaq, Teherani vazhdon ta akuzojë Tiranën për shkelje të rënda dhe paralajmëron akte terroriste në Tiranë.
Me anë të pyetjeve teorike, një koment redaksional i Radio Iranit thekson se Shqipëria po importon terroristë bashkë me mbetjet urbane.
“Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?
Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?
Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?
Çfarë është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?
Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfëra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?
Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!
Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.
Me fjalë të tjera, Pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”, thekson në shkrimin redaksional Radio Irani. /tesheshi.com/