Pamje të pazakonta janë shfaqur në disa media, të cilat tregojnë një pjesë të së vërtetës së ngjarjes së pak ditëve më parë, kur pronari i Restorant Panorama në Porto Palermo, mes Qeparoit dhe Himarës, u përplas me një grup turistësh spanjollë, pasi këta të fundit u ngritën nga tavolina të pakënaqur me shërbimin.
Dhe ajo që ka ndodhur më pas ka qenë fiks si nëpër filma, ku pronari Mihal Kokëdhima, njeriu që tashmë është i arrestuar me akuzën për dhunim të turistëve, është ngjitur në kofanon e automjetit tip furgon, drejtuar nga një shofer shqiptar dhe shoqëruesi i të huajve po shqiptar.
Kokëdhima e ka thyer xhamin në ecje, pra duke qenë mbi kofano, dhe njollat e gjakut në furgon janë të tijat, shkaktuar nga plagët në duar në momentet që thyente xhamin e përparmë më ecje. Ai e dy shqiptarët debatojnë ashpër ato minuta të pazakonta, ku Kokëdhima rrezikonte dhe jetën.
Ai lutet që makina të ndalet e njëherësh me nervozizëm thyen xhamin, një skenë që përfundon në Qeparo, aty ku policia ka ngritur postobllok.
Ka qenë kjo një ndër ngjarjet më të rralla të jetës shqiptare e jo vetëm të këtyre kohëve. /tesheshi.com/