Sulmuesi anglez i Evertonit, Michael Keane pësoi një thyerje kafke dhe pritet të ketë një mungesë të gjatë në fusha.
Ai ishte një nga lojtarët më të mire për Evertonin gjatë përballjes me Bournemonth, ndeshje e cila përfundoi me një barazim 2-2; por përfundoi dhe me daljen me barelë të tij pas një përplasjeje fatale në ajër.
Pasi kaloi natën në spital, administrata e Everton njoftoi sot se Keane pësoi një thyerje të kafkës.
Keane gjithashtu iu drejtua tifozëve dhe publikutt dhe tha se nuk do të ishte në gjendje të prekte topin për tre ose katër javë.
“Do të kthehem në ekip dhe në fushë sa më shpejt që të mundem”, tha Keane. /tesheshi.com/