Vrasësit të ish-bitëllman-it John Lennon, iu refuzua sërish liria me kusht pas tentativës së dhjetë për ta fituar atë dhe do të mbetet në burg dhe për të paktën dy vjet.
Mark David Chapman, 63 vjeç, doli para një komisioni gjyqësor në Nju Jork, por që u ballafaqua me verdiktin “lirimi ishte në kundërshtim me mirëqenien dhe sigurinë e shoqërisë.”
Chapman qëlloi këngëtarin dhe kitaristin e famshëm të Beatles para apartamentit të tij në Manhattan, më 8 dhjetor 1980.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm, me mundësinë e lirisë së kushtëzuar pas njëzet vjetëve të vuajtjes së dënimit.
Kur Chapman u paraqit përpara gjykatës, politikanë dhe ithtarë të muzikës së Lennon-it u mblodhën në memorialin Straëberry Fields në Central Park të Nju Jorkut duke bërë thirrje që vrasësi të mos lejohet të dalë nga burgu. /tesheshi.com/