Nuk reshtin së furnizuari lajme fantazmagorike portalet serbe ditë pas dite. Kësaj radhe është vesti-online.com që ka hedhur në eter një lajm të bujshëm: Ushtria Çlirimtare e Maqedonisë ka dashur të vrasë Edi Ramën.
Në një shkrim të botuar ditën e sotme lidhet një incident në rrugën Gjilan – Prishtinë ku është aksidentuar Arben Rama dhe sipas kësaj gazete ai është njeri i afërt i kryeministrit shqiptar. Duke iu rëferuar burime nga shërbimet inteligjente vestionline thekson se detajet e aksidentit ende nuk dihen, por thekson se është bërë e ditur se UÇK ka qenë e pakënaqur ndaj qëndrimit të Kryeministrit Rama në lidhje me ngjarjet e fundit në stacionin e policisë në Goshnicë dhe Kumanovë.
Një muaj pas sulmit në fshatin e Kumanovës Gosincës sipas portalit dalin detaje të reja që bëjnë të ditur se shërbimet secrete e dinin për sulmin e grupit terrorist n një stacion policie në fshatin Gosincës dhe pastaj u përleshën me policinë në Kumanovë.
Po sipas portalit të mësipërm ka qenë Hamdi Ndrecaj i cili në mediat e ka theksuar se një agjend sekret i Maqedonisë ka negocuar me njerëzit e armatosur në Kumanovë.
/tesheshi.com/
Përgatiti: Y.Pata