Ish-kreu i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Trajko Veljanovski, si dhe ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski së bashku me ish-ministrin e Transportit Mile Janakievski, pra tre eksponentë të ish-regjimit të Gruevskit, u arrestuan më akuzën e implikimit të ngjarjet e dhunshme deri dhe të përgjakshme të prillit të vitit 2017.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, tha se ata akuzohen për organizimin e protestës “Për Maqedoninë së përbashkët”, që më pas u përshkallëzua me hyrje të dhunshme në Kuvend. Në atë zhvillim të mbrëmjes se 27 prillit 2017, që pati si shkak real edhe emërimin e Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi, u gjakos kreu i LSDM-së Zoran Zaev e u morr zvarrë deri në humbje ndjenjash politikani shqiptar Zijadin Sela.
Në lidhje me këtë ngjarje janë në kërkim dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe ish-anëtari e shërbimeve të inteligjencës Nikola Boshkovski, pasi njëri është në Budapest me azil politik e tjetri në Athinë.
=Ata akuzohen për kryerjen e një vepre penale të kërcënimit terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, që parashikohet dhe dënohet sipas nenit 313 të Kodit Penal të Maqedonisë. /tesheshi.com/