Samantha Power, ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, e përshkroi gjendjen në Republikën Qendrore Afrikane si një shkak të thellë për shqetësim, dhe tha se çarmatimi është “përparësi e madhe”.
Thuajse të 436 xhamitë në këtë vend janë shkatërruar pas muajsh luftime të ashpra midis kristianëve dhe muslimanëve, bëri me dije ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara.
Ajo shprehu shqetësimin për një boshllëk sigurie me tërheqjen e forcave franceze dhe të Bashkimit Europian, ndërsa një forcë paqeruajtëse e OKB-së nuk është ende plotësisht efektive.
5.000 njerëz janë vrarë më e pakta që prej shpërthimit të dhunës në dhjetor të 2013-s.
Gati një milionë prej 4.5 milionë banorëve të vendit janë zhvendosur, e shumë prej tyre që kanë ikur janë muslimanë.
Power vizitoi një lagje muslimane në kryeqytetin e vendit, dhe i përshkroi banorët si “një popullsi të tmerruar”.
Një pjesë e grave muslimane të mbuluara zgjedhin shtëpitë për të lindur, pasi kanë frikë të shkojnë në spital, tha ambasadorja
Samantha Power i tregoi ato çka pa pas një vizite të Këshillit të Sigurimit javën e shkuar në vendin e trazuar afrikan, dhe e quajti rrëqethës shkatërrimin.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkoi muajin që kaloi shtimin e 1000 paqeruajtësve, ndërsa situata mbetet e nderë në Republikën Qendrore Afrikane. /tesheshi.com/