Përballja e parë për Grupin F, Suedi – Korea e Jugut ka përfunduar 1 – 0 pas një goli të vendosur nga sistemi teknologjik VAR. Kjo ndodhi në minutën e 62-të kur arbitri vendosi të kontrollonte atë çfarë ndodhi në zonën koreane.
Pas shikimit të regjistrimit, ai tregoi pikën e bardhë, ku më pas, Andreas Granqvist goditi dhe shënoi.
Ndeshja ishte mjaft dinamike, ku domonuan nordikët pa Ibrahimoviçin, të munguarin e madh të këtij Botërori, po ku ishin pritjet e portieri i Koresë së Jugut, Cho ato që shpëtuan portën e aziatikëve. /tesheshi.com/