Edhe pse shpesh herë i harrojmë fare që i kemi në trup dhe rrjedhimisht kujdesi ndaj tyre është minimalit në shumë raste, kockat janë ato që luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin tonë dhe pa to jetesa do të ishte shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, ndaj një rëndësi të veçantë duhet të tregojmë, ndaj ushqimeve që konsumojmë, për të pasur një shëndet të mirë të kockave.
Sa herë flasim për shëndetin e kockave, mendojmë kalciumin dhe bulmetin. Është e vërtetë që kalciumi është minerali kryesor i kockave por, po aq të rëndësishëm janë edhe magnezi, kaliumi, vitamina C dhe Beta karroten për masën tonë kockore. Për këtë arsye, për një masë kockore të shëndetshme, përveç bulmetit është e rëndësishme të konsumohen edhe:
-fruta, perime, gjethet dhe lakrat jeshile
-farat e susamit dhe kungullit
-bajamet
-fasulet dhe thjerrëzat
-sardelet dhe salmoni
Pa harruar aleatin më të rëndësishëm: diellin./tesheshi.com/