Është shtuar përsëri në spital. Bëhet fjalë për Pele, tre herë kampion bote me kombësi braziliane. Ai është shtruar në spitalin Albert Einstein në San Paolo, ku nëntorin e vitit që lamë pas u shtrua për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka.
Pele, 74 vjeç, do ti nënshtrohet një serie analizash “rutinë”, kanë bërë me dije burime nga spitali. Sipas Globoesporte, me shumë mundësi Pele do të operohet nga prostata. Mjekët e spitalit izraelit në Sao Paolo nuk kanë konfirmuar ende asnjë gjë.
Ndërhyrja kirurgjikale e muajit nëntor u krye në fshehtësi të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Pele luante ende në Cosmos. Gjatë shërimit prej gjashtë muajsh, Pele u transferua në terapinë intensive për shkak të një infeksioni në rrugët e urinës./tesheshi.com/