PDK-ja e Kadri Veselit, e cila po bojkoton Kuvendin, ka nisur të bëjë opozitarin pasi ka reaguar pas debatit të zhvilluar në seancë, duke akuzuar kryesuesin e saj, Adem Mikullovci, se po abuzon me institucionin ligjvënës.
Besim Beqaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së në një konferencë për mediat tha se ajo se ccfarë ngjau në Kuvend është abuzim i paprecedent i foltores, sepse dihet se si mbahet seanca themeltare.
“Të mendosh të mbash seancë me 55 deputetë dhe të abuzosh me mediet dhe qytetarët, është e papranueshme”, tha Beqaj.
Ndërsa ai ju kundërpërgjigj vetëvendosësve dhe deputetëve të LDK-së që e quajtën PAN bllokues të institucioneve.
“PAN nuk është bllokues. Mandatari ka nevojë për konsulta shtesë por do t’i i formojmë institucionet shpejtë”, ka thënë Beqaj.
Ai ndërkaq ka konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin konsultativ të mërkurën. /tesheshi.com/