PDK-ja e Kadri Veselit, ish-parti e Thaçit e themeluar si forcë politike e dalë nga UÇK, ka pësuar një humbje në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, duke bërë që të kalojë në opozitë. Veseli, i cili aspironte të qe kryeministër, ka treguar etikë politike teksa ka pranuar realitetin humbës.
“Kemi punuar shumë që t’i punojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe popullit”, ka thënë Veseli.
Që nga themelimi i saj, PDK ka dalë si forcë e tretë, duke humbur kështu pozitën gati dominante në politikën kosovare që nga paslufta. /tesheshi.com/