Kryetari i komanduar demokrat, Enkelejd Alibeaj reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Rithemelimi. Pra, kalimit të selisë dhe vulës te grupimi i Berishës.
“Në njohuritë e mia juridike dhe të kujtdo se si zhvillohen gjyqet, është vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari vet pak kohë më parë ka deklaruar njohjet e veta, anësinë e vet në këtë proces gjyqësor”, tha Alibeaj, duke paralajmëruar ankimin, pra vijimit e një odiseje gjyqësore.
“Vendimi i sotëm i cili ende nuk është i zbardhur, do ketë kohën e vet për t’u zbardhur. Është një vendim ndaj të cilit ne do të ushtrojmë një ankim. Vendimi merr formë të prerë, është i ekzekutueshëm vetëm kur shqyrtohet nga një instancë finale, vetëm nga Gjykata e Apelit”, tha politikani demokrat me formim juridik. /tesheshi.com/