PD ka reaguar ndaj nje deklaratë të Policisë, në lidhje me pretendimin e kësaj të fundit se në protestën e së shtunës, ka info se në turma do ketë dhe elementë me precedentë penalë, prej të cilëve mund të ketë akte dhune.
Për PD-në, ka vetëmnjë kriminel që nxit dhunë.
“Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike, për të lajmëruar Policinë Politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama. Thirrjet e policisë që ne të distanohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale.
Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në rradhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë. /tesheshi.com/